Nisur nga profesionalizmi jonë në këtë fushë, ne u mundësojmë punonjësve të kualifikuar kudo në botë akses në tregun e punës në Shqipëri, e njëkohësisht duke i dhënë mundësinë edhe të gjitha bizneseve në Shqipëri të vazhdojnë të rriten në mënyrë të suksesshme. Ne jemi të aftë të plotësojmë të gjitha kërkesat tuaja për punësim në një afat 2-3 mujor duke gjetur kandidatët më të përshtatshëm dhe të kualifikuar për biznesin tuaj dhe duke ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme për pajisjen e tyre me leje pune dhe vizën e punës. Gama e profesioneve fillon nga punonjësit sanitarë, mirëmbajtës të kualifikuar, punonjës plazhi, kamarierë, banakierë, recepsionistë, punonjës SPA, picierë, punonjës fasonerie, bujqësi, ndërtim, punonjës Casinoje e deri te stafi i kualifikuar i kuzhines, ku perfshihen Chef dhe ndihmës kuzhiniere.
Vendet të cilat mundësojnë sot staf të kualifikuar për tregun shqiptar janë: India, Bangladeshi, Nepali, Filipinet, Sri Lanka, Turqia, Azerbajxhani, Gana.